Ky është polici shqiptar i cili humbi jetën sot në Shkup

19 dhjetor 2018 | 13:53

Ky është  identiteti  i policit të ri shqiptar që humbi jetën në aksidentin që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ndodhi në lagjen Maxhari të Shkupit.

Bëhet fjalë për të riun Ali Bekteshi nga Shkupi, i cili shërbente si polic në stacionin policor na Gazi Babë.

Aksidenti ndodhi në orën 5:50 të mëngjesit të sotëm, kur një tren mallrash që qarkullonte nga Tabanoci në Shkup goditi makinën e policisë “Wolksvagen Vento”, në të cilën gjendej Ali Bekteshi, i cili vdiq në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer do të jetë zëvendës i përkohshëm…