Ky është qëndrimi i Odës Amerikane për tërheqjen e kursimeve pensionale

22 prill 2022 | 11:47

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me diskutimet e fundit publike dhe nismat legjislative për të mundësuar tërheqjen e kursimeve pensionale.

Oda Amerikane përmes një komunikate për media beson se masat e tilla janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin fondi i kursimeve pensionale ekziston dhe që masa do të kishte përfitime afatshkurta socio-ekonomike.

“Kursimet pensionale të qytetarëve duhet të mundësojnë një standard të dinjitetshëm të jetesës pas pensionimit të tyre, prandaj reduktimi i vlerës së kursimeve pensionale do të cenojë standardin e jetesës në moshën pas pensionimit”, thuhet në komunikatën e kësaj ode.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bën thirrje Qeverisë që të konsiderojë rishikimin e politikave tatimore për produktet esenciale ashtu që ta bëjë të përballueshme situatën aktuale të çmimeve të ngritura për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht atyre me nivel më të kufizuar të të ardhurave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Denzel Dumfries është rikthyer në një nga lojtarët kryesorë të…