Ky është reagimi i Kane për largimin e Tuchelit

25 shkurt 2024 | 13:27

Ditë më parë, Bayern Munich ka njoftuar se në fund të sezonit do ta ndërprejnë bashkëpunimin me trajnerin Thomas Tuchel dhe për këtë ka reaguar edhe sulmuesi Harry Kane.

“Klubi ka marrë vendimin. Ne duhet të tregojmë përgjegjësi tek trajneri, përgjegjësinë tonë tek klubi, të japim gjithçka që kemi për këtë sezon”, ka thënë Kane, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Për shkak të rezultateve negative në javët e fundit në të gjitha garat, bavarezët morën vendim që ta ndërprejnë bashkëpunimin me trajnerin 50 vjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër tre çerekeve të barabartë, Kosova ka pësuar humbje nga…