Ky është reagimi i portierit që pësoi gol nga 60 metra (Video)

28 qershor 2021 | 11:44

Portieri i skuadrës Penarol në Uruguai Kevin Dawson, është tërbuar tej mase pasi pësoi gol nga rreth 60 metra distancë në ndeshjen kundër Villa Espanola.

Ngjarja ndodhi në minutën e 91-të, kur miqtë fituan një goditje dënimi dhe portieri Facundo Silva goditi për të krosuar në zonë.

Topi shkoi drejt e në portën e Dawsonit. Ai e pa topin t’i shkonte në rrjetë, pasi një prej shokëve të skuadrës i tha që ishte jashtë.

Portieri shkon te stenda e reklamave pas porte, duke e goditur me shqelm. Shishet e ujit fluturojnë prej tij.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=uZddefCnaKI&feature=emb_logo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Fernando Santos ka thënë se Portugalia nuk e ka…