Trajneri i Portugalisë: Nuk kisha parë kurrë kaq shumë lojtarë me lot në sy

28 qershor 2021 | 11:37

Trajneri Fernando Santos ka thënë se Portugalia nuk e ka merituar eliminimin nga Kampionati Evropian, pasi ishte skuadër me e mirë se Belgjika.

Santos ka zbuluar se kurrë në jetën e tij nuk ka parë aq shumë lojtarë duke qarë pas eliminimit.

“Jemi të zhgënjyer dhe të trishtuar. Nuk kisha parë kurrë kaq shumë lojtarë njëherësh me lot në sy në dhomat e zhveshjes. Dhe ndoshta me të drejtë, pasi dhamë gjithçka në fushë dhe nuk e meritonim kurrsesi të eliminoheshim. Të paktën nuk e meritonim të humbnim këtë takim, pasi Belgjika me 6 goditje në portë shënoi një gol, ndërsa ne në 29 tentativa goditëm vetëm një shtyllë. Realisht, tani e kam të vështirë të flas, pasi nuk kam shumë argumente për të diskutuar”, ka thënë Santos.

“Besuam të gjithë deri në fund dhe provuam gjithçka në këtë takim, por vetëm kundër fatit nuk mund të luash. Kishim mjaft besim se edhe sivjet do të bënim një turne madhështor, besonim se mund të shkonim të paktën deri në finale dhe të provonim sërish të fitonim. Na vjen keq”, ka shtuar Santos.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj,…