Ky është sekreti i suksesit tim

26 nëntor 2020 | 11:06

Piloti Lewis Hamilton është njeriu i momentit në Formula 1. Prej vitesh në këtë sport flitet vetëm për pilotin anglez i cili po vendos rekorde të njëpasnjëshme.

Me titullin Botëror që fitoi pak javë më parë, Hamilton barazoi legjendën gjermane Michael Schumacher me 7 tituj të fituar në Formula 1, ndërsa e parakaloi gjermanin përsa i përket garave të fituara, me 35-vjeçarin britanik që kryeson me 94 gara të fituara në total. Në një intervistë për faqen zyrtare të Formula 1, Hamilton ka treguar çelësat e suksesit të tij.

“Është dashur kohë, shumë kohë për t’u bërë ky që jam sot. Nuk ka qenë aspak e thjeshtë të bëhem kaq i aftë, edhe pse talenti nuk më ka munguar kurrë. Sekreti i fitimit të 7 titujve kampionë dhe rreth 100 garave? Disiplinë e madhe dhe përpjekje e vazhdueshme dhe sistematike për t’u përmirësuar. Çdo vit shkruaj një shënim për t’i kujtuar vetes gjërat që nuk kam arritur akoma. Pyes veten ‘si mund ta bëj këtë, si mund t’ia dal?”. Kjo është mënyra e vetme për të arritur rezultate të larta”, ka thënë Hamilton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka…