Ky është transferi i ri nga KF Llapi

07 janar 2019 | 17:20

Nga Llapi sot janë larguar sulmuesi Alban Rexhepi dhe mbrojtësi Dardan Jashari, kurse këtë skuadër e ka përforcuar sulmuesi Miran Maksuti.

“Miran Maksuti është rikthyer tek Llapi. Qendërsulmuesi nga Tetova ka arritur marrëveshje me Kryetarin e klubit, Beqir Batatina dhe në këtë edicion do vesh fanellën bardhekaltër të Llapit. Maksuti së fundmi ishte pjesë e Renovës, ndërsa më parë ka luajtur edhe tek KEK-u”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Llapit.

Skuadra nga Podujeva sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e tretë, kurse synim i saj është titulli i kampiones në Superligë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka kritikuar qeverisjen e…