Ky është urimi i Limajt për Pashkët

21 prill 2019 | 13:08

Zëvendësministri i Kosovës dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë që sot festojnë Pashkët.

“Urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët e krishterë që sot festojnë Pashkët. Në këtë ditë të bekuar për komunitetin e krishterë uroj që në familjet tuaja të ketë sa më shumë lumturi, begati e harmoni.
Toleranca ndërfetare, paqja dhe solidariteti janë vlera të cilat ndër vite janë kultivuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim feje dhe etnie. Gëzuar e për shumë mot Pashkët!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar kohën…