Ky është vendimi i parë i Dritan Abazoviqit si kryeministër i Malit të Zi

29 prill 2022 | 16:37

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka njoftuar për vendimin e parë që ka marrë si kryeministër i vendit.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”  ka paralajmëruar se duke filluar nga sot mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai do të jenë të hapura për publikun.

“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës”,  ka shkruar Abazoviq.

Dritan Abazoviq është zgjedhur dje kryeministër i Malit të Zi. Ai është kryeministri i parë shqiptar i këtij vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me datë 29.04.2022 në ambientin e hotel Venus-Prishtinë kanë vazhduar…