Ky është zëvendësdrejtori shqiptar i Doganës së Maqedonisë

15 qershor 2021 | 17:34

Qeveria ka emëruar sot Muharrem Asanin zëvendësdrejtori në Doganat e Maqedonisë së Veriut.

Ka ushtruar funksionin e udhëheqësit të Njësisë për Tatimet në NP “Rrugët e Maqedonisë” gjatë viteve 2011-2012, ndërsa gjatë viteve 2012-2014 ka qenë këshilltar për çështje financiare në Kabinetin e drejtorit të përgjithshëm të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invelidor të RMV-së.

Njëkohësisht, me përgjegjësi ka ushtruar edhe funksionin e shefit të Kabinetit të drejtorit të përgjithshëm të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të RMV-së.

Pjesëmarrës i shumë forumeve dhe konferencave ndërkombëtare Muharrem Asani edhe në fushën ndërkombëtare si anëtar i ISSA (Shoqata Ndërkombëtare për Shërbime Sociale). Asani, jurist i diplomuar, ka të mbaruar studimet master në po të njejtën lëmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
16.06.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1.…