Ky gol i ‘çmendur’ u shënua në Ligën e Evropës (Video)

23 tetor 2020 | 15:47

Kemar Roofe është një sulmues që luan te Glasgow Rangers, por që është bërë i famshëm së fundmi pas një goli të shënuar nga një distancë prej 55 metrash në Ligën e Evropës.

Skuadra që drejtohet nga Steven Gerrard fitoi 2-0, teksa golin e dytë e vulosi Roofe në minutën e dytë të shtesës.

Pas dy driblimeve fantastike në mesfushë, sulmuesi i Rangers befason portierin Bodart me një goditje të kalibruar në mënyrë perfekte. Roofe është anglez, por me origjinë xhamajkane, teksa u transferua nga Anderlecht në verë për 5 milionë euro. Me siguri që mësime e marra nga Gerrard e kanë ndihmua që të perfeksionojë goditjet nga distanca të mëdha.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=0ncgQuNH-Pk&feature=emb_logo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë njoftuar ende…