Ky shekull u takon shqiptarëve, nuk ka hapësirë për defetizëm

26 qershor 2020 | 19:36

Shkruan: Bujar Berisha, New York

Populli thotë: “Sa më ngushtë-aq më shlirë”, andaj edhe pse për momentin gjendemi në një pozitë jo të lakmueshme, prapëseprapë qëndrojmë mirë, dhe nëqoftë se liderët në Prishtinë e tejkalojnë vetveten, ne do të dalim faqebardhë nga kjo sfidë. Them “në qoftë se”, sepse me të vërtetë klasa politike duhet që të dëshmojëpara popullit se “dashurinë që e ata e shfaqin ditë e natë për atdheun ta materializojnë në monedhë të fitores, duke ia siguruar një ardhmëri të sigurt popullit.

Momenti e vërteton faktin se kjo elitë ka dështuar në të gjithë sektorët, dhe po ky moment nga ata kërkon që t’i thërrasin arsyes, ta shkoqin nga vetvetja krimbin e provincializmit dhe primitivizmit. Mos ta bindin vetveten kjo pjesë e madhe e elitës që kanë korrur “suksese”, sepse këto “të arritura” po shihen, dhe populli është duke i provuar ato në kurrizin e tyre.

Në shoqërinë tonë normalisht se ekziston edhe një përqindje e vogël e elitës e cila mund ta bëjnë ndryshimin dhe të arrijë suksese, por këto zonja dhe ata zotëri nuk mund të vijnë në shprehje.

Pjesa më e madhe e kësaj elite duhet që ta kuptojë se kaq e kanë “kaçikun”. Udhërrëfyesi i tyre nuk janë morali dhe etika, e arsyeshmërinë e kanë në deficit. Nuk kanë thellësi të mendimit, dhe nuk kanë kreativitet. E për gjendjen e politikës globale më mirëtë mos flasim.

Por, kjo elitë në këtë moment historik ka rastin që të “redeem itself (ta shpengojë vetveten), duke ndërmarrë hapa inteligjentë dhe guximtarë dhe me ndihmën e diasporës dhe aleatëve të dalin faqebardhë.

Lufta e elefantëve

Në këto momente është duke u zhvilluar një luftë civile në botën perëndimore, dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në veprimet tona politike. Washingtoniështë në luftë të hapur me Berlinin dhe Parisin. Përveçë mospajtimeve filozofike, mospajtimet politike dolën në sipërfaqe kur presidenti Trump kritikoi Berlinin për mosngritjen e buxhetit për mbrojtje nga 1 për qind në 2, dhe vendimin e Berlinit që të vazhdojë me gazsjellësin nga Rusia. Merkeli iu përgjigj me anulim në takimin e G7-ës që do mbahej në Amerikë. Trumpiu përgjigj me vendimin e tërheqjes së një divizioni tëushtarëve amerikanë nga Gjermania. E Berlini dhe Parisi u përgjigjën me minimin e takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Elefantët po luftojnë dhe nuk dihet se si do të përfundojë ky konflikt i hapur. Berlini dhe Parisi po shpresojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Ata e kanë mundësinë që të veprojnë në këtë mënyrë. Por ne nuk e kemi këtë luks dhe liderët tanë nuk duhet që tëkrrokatin, dhe të dalin qesharakë siç dolën para katër vjetëve duke mbajtur anën e mikes sonë Hilary Clinton, sepse befasitë ndodhin më shpesh në demokracinë amerikane sesa kudo tjetër në botën perëndimore.

Amerika na do dhe na respekton si evropian

Populli amerikan është aleati më i sinqertë dhe më domethënës për popullin tonë. Aktet politike të liderëve amerikanë kanë mundësuar pavarësinë e pjesëve më të mëdha të trungut etnik shqiptar dhe për këtë ne jemi mirënjohës.

Me aktet e tyre gjatë historisë ata kanë treguar mirëkuptim kur të tjerët na kanë injoruar. Nuk janëçuditur as në rastin kur Enver Hoxha i ndihmonte komunistët grekë-e ata ia kthenin atij duke lobuar në Washington kundër Shqipërisë.

Që nga çlirimi ata na këshillojnë që ta luftojmë korrupsionin, të krijojmë një shoqëri të së drejtës, dhe sa më shpejtë të ankorohemi në Unionin Evropian-sepse në këtë mënyrë i ndihmojmë më së miri vetvetes dhe atyre. Boll më me qasje folklorike ku njeri ështëme Berlinin e tjetri me Washingtonin. Çfarë mendësieështë kjo? A nuk e kuptojnë këta liderë sa të papjekur dhe joseriozë perceptohen nga liderët perëndimorë? A nuk e kuptojnë këta njerëz se me veprimet e tyre kanë mundësuar që ministrat e gjakatarit Millosheviq në këtë moment të jenë zgjidhja e ne të jemi problemi?

Në këto momente të vështira për Kosovën, Shqipëria është MIA, mising in action (mungon në veprim)

Mbani mend qëndrimin e Edi Ramës në Beograd? Koha e vërtetoi se qëndrimi “heroik” i tij atje ishte vetëm një fllus e cila kishte për qellim që t’i ngacmonte ndjenjat tona të krenarisë së shqelmuar. Pas atij fjalimi asgjë nuk u materializua nga veprimet e tij politike në të mirë të vëllezërve dhe motrave në Kosovë. Vera, rakia dhe mishi në darken “deri në gju” që pasoi pas fjalimit “historik”, ia zgjuan atij nostalgjinë gjenetike ndaj vëllezërve sllavë. Në takimin e nesërm me serbët kryeministri shqiptar si me shkop magjik pësoi një amnezion dhe qëndrimi i tij “patriotik” pësoi njëreset” duke anashkaluar interesat e Kosovës. Me kalimin e kohës ai dhe emisarët e tij u bënë më të guximshëm dhe fituan vetëbesim aq tëmadh sa t’i quajë një pjesë të liderëve në Kosovë gomarë. Nuk mundi t’i luftojë instinktet gjenetike tënjë partizani të devotshëm dhe kështu ai krijoi përçarje të mëdha në Prishtinë. Si një proletar i devotshëm i neo-socializmit piktori e bllokoi edhe homologun dhe  bashkëmendimtarin Albin Kurtin. Rama dhe Tirana zyrtare vazhdojnë që t’i anashkalojnë interesat strategjike të Kosovës. Këtë më së miri ai e vërtetoipara vizitës së Vuçiqit në Tiranë. Për “hir të paqes” ai e gëlltiti deklaratën raciste të homologut serb për masakrën e Reçakut, dhe kështu publikisht nënçmoiveten, popullin tonë, dhe mijëra viktima shqiptare tëmasakruara nga nazistët serbë. Pra, sipas kryeministrit Rama krejt është OK që pas masakrës së Tivarit dhe asaj në Reçak, të pasojë një tjetër në një të ardhme-“për hir të paqes”.

Përkrahja e mirëfilltë nga elita politike në Tiranë nëpërkrahje të interesave strategjike të Kosovës vazhdon të mungojë dhe ky është një fakt i hidhur. E Beogradi është duke kapitalizuar nga amullia ndërshqiptare.

When there is a will, there is a way. Kur ka vullnet, ka zgjidhje

Pa mar parasysh pozitën e vështirë në të cilën Kosova gjendet në këto momente, zgjidhja ekziston. Mjafton të ketë vullnet, kreativitet dhe këmbëngulje. Ta refuzojmë defetizmin e Baton Haxhiut se Serbia ështëbërë tejet e fortë. So what (ani çka) që Serbia është forcuar! Ne jemi ballafaquar me Jugosllavinë dhe kemi dalë fitimtarë. Ne nuk kemi ku të shkojmë më nga kjo copëz e vogël e tokës që na ka mbetur. Refuzojmë qënë emër të paqes të nënshtrohemi për disa shekuj tëardhshëm. Kemi pranuar hegjemoninë e pakicës serbe por nuk do pranojmë një kolonializëm të ri serb tëkamufluar në formën e mini-shcengenit.

Andaj, për të dalë nga kjo gjendje aspak e përshtatshme partitë politike duhet që të kërkojnë zgjidhjen jashtëtyre. Ismajl Kadare do të ishte zgjidhja më e mirë për kryetar të Republikës. Me këtë lëvizje ia rrotullojmëserbëve tavolinën në Paris dhe projektojmë influencëpozitive ndaj Moskës. Hillary Clinton është zgjidhja për kryeministre. Me këto dy lëvizje domethënëse ne automatikisht e kthejmë  gjendjen në favorin tonë. Le ti themi jo qasjes antike që ende dominon te ne stilin “nuk mund të bëhet”. Përfaqësuesit e të gjitha partive duhet që të zbarkojnë në Paris dhe ta bindin Kadarenë, e me zonjën Clinton merret komuniteti shqiptaro-amerikan.

Merreni me mend si do ndihej dhe si do vepronte presidenti Makron para Kadaresë? Si do ndihej kancelarja Merkel para zonjës Clinton?

Andaj zgjidhja ekziston dhe elita politike në Prishtinë duhet që të veprojë menjëherë, sa nuk është bërë vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Qeverinë e Kosovës, Ramë…