“La 10 Sport”: Neymari ka marrëveshje me Realin

13 shtator 2018 | 11:22

Neymari duket gjithmonë e më pranë Realit. Së fundmi, media franceze “Le 10 Sport” nëpërmjet një lajmi ekskluziv tregon se babai i futbollistit brazilian, i cili është dhe menaxheri i tij ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Real Madrid.

Sipas medieve franceze mes palëve është arritur një marrëveshje paraprake e cila pritet të konkretizohet në pranverën e ardhshme.

“La 10 Sport” nuk zbulon shifra dhe detaje nga kjo marrëveshje, po ata janë të bindur që në verën e 2019-ës, Neymari do të jetë lojtar i Real Madridit. Priten me mjaft interes zhvillimet në ditët e ardhshme.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërkohë që Bradley Cooper është shumë i zënë me promovimin…