La Romën për Juventusin, Capello tregon prapaskenat

27 shtator 2020 | 12:03

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka treguar prapaskenat për kalimin e tij nga Roma te Juventus në vitin 2004, asokohe dy rivalët më të mëdhenj të Serie A.

Në një intervistë së fundmi, Capello u shpreh: “Është e vërtetë se kam thënë ‘kurrë te Juventusi’, por nuk kishte asgjë për të shpjeguar. Në atë kohë, luftonim me Romën kundër Juventusit për disa lojtarë, vetë Chiellini kishte rënë dakord me ne, më pas erdhi Moggi dhe historia ndryshoi…

Ekzistonte një rivalitet i madh. Më pas, kur kam vendosur të shkoj te Juventus, kanë qenë ata që më kanë telefonuar. Mbi të gjitha kam shkuar sepse kam kuptuar se cikli im te Roma kishte mbaruar”, u shpreh Capello.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.…