Labinot Rexha e akuzoi se ia torturoi babain në kohë lufte, reagon serbi Trajko Roganoviq

25 prill 2023 | 22:27

Sonte nëpër të gjitha mediat është raportuar për pretendimet e këngëtarit kosovar nga Rahoveci, Labinot Rexha, se ky i fundit ka gjetur serbin që e kishte torturuar babain, respektivisht familjen e tij 25 vite më parë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rexha tha se ishte i gatshëm të dëshmonte në secilën gjykatë vendore e ndërkombëtare.

Sipas këtij publikimi, mësohej se ky serb që thuhet të ketë trazuar familjen e artistit, gjithnjë sipas vet Rexhës, është Trajko Roganoviq.

Rexha, kishte hyrë në profilin e serbit, ku përmes një komenti publikoi një video të vendlindjes së këngëtarit, Rahovecit, duke e pyetur nëse e njeh atë pjesë.

Nuk shkoi shumë dhe erdhi reagimi i Raganovic. Ky i fundit, duke e etiketuar Labinotin, tha se edhe ai mund të flasë palidhje.

“Labinot, edhe mund të flasë palidhje sikurse ti. Mos përmend emra palidhje. Nuk të njohë se kush je, por po shoh që po komentojnë të tjerë nga Rahoveci. Unë kam qenë polic i ndershëm dhe nuk kam frikësuar askë. Si çdo polic, kam zbatuar urdhrat e shtetit”, shkroi ndër tjerash Roganoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka komentuar rastin e…