Labinot Tahiri paralajmëron dorëheqjen nga posti i deputetit

01 janar 17:11

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga ky post.

Tahiri ka thënë në një postim në profilin e vet në “Facebook” se arsyeja për këtë vendim janë premtimet e liberalizimit të vizave. Madje ai ka deklaruar se nëse nuk realizohen premtimet e dhënë për liberalizimin e vizave, ai do të paraqesë dorëheqjen në Kuvend.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit pa ndërhyrje në drejtshkrim:

PARALAJMRIM PËR DORËHEQJE NGA DEPUTETI I KUVENDIT TË KOSOVËS.

Ka të bëjë me premtimet e Liberalizimit të Vizave nga klasa politike.
Dhe nëse kjo nuk ndodh në këta muajt e ardhshëm, unë do ta paraqes në Kuvend dorëheqjen time si ‘deputet’, sepse nuk mund të jem i ulur aty, derisa qytetari ka mbetur i poshtëruar brenda Shtetit të tij pa lëvizur i lirë si të tjerët që kemi viza.

Lexo me vëmendje është për ty qytetarë i lodhur!

Mirëdita gjithë qytetarëve të vendit tim!
Dje nuk ua urova Vitin e Ri fare, e sidomos me atë shprehjen se në këtë vit do të ndodh liberalizimi i vizave!!

Është thjesht PALLAVER (Rrena) se nuk ka për të ndodhur.

As pak nuk qëndrojnë këto gjera të vërteta dhe, kjo bëhet sa për ta kaluar një ditë më shumë në ‘pushtet’ Qeveri ose në Parlament, pozitë e opozitë.

Nuk ka vit të ri të hajrit as këtë vit, por kam një sugjerim për ju qytetarë të vendit…!

Vazhdim..!

Unë ju paralajmëroj, se vota ime nuk ishte dhe nuk do të mbetët kurrë sa për apetitet e ndonjërit nga politikanët që janë nga skena politike apo partiake.

Unë jam futur aty, për të marre ndonjë vendim të duhur për vendin tim.

Vendosmërinë time ma njihni të gjithë…! Vazhdim…

Ju sugjeroj mire dhe me zemër; nëse këto premtime nuk realizohen këtë vit, do të dalim së bashku në protesta dhe do të bëjmë atë që nuk ka ndodhur qe 18 vite me parë. Nuk ka më për të luajtur me ndjenja të njerëzve as vendorët dhe as ndërkombëtarët. Unë ju sugjeroj si deputet i ‘Kuvendit’ tonë, se nëse këtij vendi si jepet e drejta e lëvizjes për të dalë i lirë ky popull drejtë BE-së, në këta muajt e ardhshëm dhe, nëse nuk përfillet në mënyrë më dinjitoze qytetari ynë, si në shëndetësi, punësim e në shumë sfera të jetës…. më shumë mos prisni dhe, dilni në rrugë mbi ‘1 milion’ qytetarë e me shumë, se shpirtin ua kemi lodhur…! Ua kemi ngarkuar jetën me shtrenjtësinë abënormale në çdo gjë që ka të bëjë me ju dhe familjet e juaja. Mos vazhdoni vetëm duke i shikuar titujt e lajmeve..! Jooo….! Duhet të dalim
në rrugë dhe, të kërkojmë drejtësinë.

Duhet ti ndëshkojmë premtimet që janë bërë qe 18 vite. Ndryshe ky vend nuk merr rrugën e DREJTËSISË.

-O popull i dashur, me qindra mijëra vende pune janë premtuar,,, ku janë atooooo???? kurrë nuk i keni shijuar ato, kurr nuk e patë dritën me sy përveç “DITËN E PAVARSISË.

Nëse nuk ka ndonjë lëvizje brenda 1 apo 2 muajt e ardhshëm të këtij viti, duke shpresuar realizimin e kërkesave që u takojnë qytetarëve, unë do të dalê në anën e juaj dhe do të jap DOREHEQJEN SI DEPUTET, sepse nuk ndjehem mirë nëse unë jam i ulur aty, e ju vazhdoni ta keni jetën e vështirë.

-Varfëria, sa vjen e shtohet dhe, pa u ndalur kjo dukuri deri në një shkallë, nuk jetohet me mirësi në këtë vend, nuk ka ndonjë gjë të mirë, për veç se mallkimet nga qytetarët e këtij Shteti që i dëgjojmë çdo ditë e natë.

Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti 2018 do t’i jap përfundimisht fund operimit të kodeve…