“Labirintet e jetës”, libri tjetër me poezi i Genc Mekajt

07 prill 2024 | 09:47

Sapo ka dalë nga shtypi libri më i ri “Labirintet e jetës” i poetit Genc Mekaj.

Libri është botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni” në Prishtinë.

Në këtë libër vargjet e poezive trajtojnë tema të ndryshme, me të cilat përballemi gjatë jetës secili prej nesh.

Në “Labirintet e jetës” autori ka një stil të veçantë. Secila prej poezive jep ndjesi dhe emocione dhe përcjell mesazhe të ndryshme.

Në “Labirintet e jetës” autori shfaq edhe reflektimin e brendshëm shpirtëror, i cili në çdo poezi përcjell ndjenja të forta si: ndjenja malli, vuajtje, largësie, për dashurinë dhe thellë në labirintin e jetës i fut të gjitha këto ndjesi së bashku.

Librin mund ta gjeni në Prishtinë, në libraritë: Dukagjini, Artini e shumë të tjera, gjithashtu edhe në Maqedoni të Veriut, në qytetin e Manastirit, në bibliotekën shqipe Linkest.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se…