Ladrovci pret në takim ambasadorin e Japonisë për Austri dhe Kosovë

27 gusht 2019 | 16:29

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë për Austri dhe Kosovë, Kiyoshi Koinuma, sekretarin e parë të kësaj ambasade, Mitsunori Orgasawara, kryesuesin e Zyrës Japoneze në Kosovë, Arbër Myftari dhe përfaqësuesin nga Zyra ndërlidhëse e besuar nga Qeveria japoneze në Kosovë, njëherësh koordinator i projektit “Grass Roots”, Mark Rodiqi.

Gjatë takimit, kryetari Lladrovci ka falënderuar ambasadorin e Japonisë për Kosovë, Kiyoshi Koinuma dhe shtetin japonez për ndihmën që është duke i bërë Kosovës, veçmas komunës së Drenasit, ku përmes një donacion në vlerë prej 70 mijë euro, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas është pajisur më aparatin e Mamografit.

Lladrovci ka ftuar bizneset japoneze të investojnë në Drenas, përkatësisht tek zona industriale përball Parkut të Biznesit, duke u zotuar se do t’ju ofrohet klimë të mirë investuese.

Ndërsa, ambasadori i Japonisë për Kosovë, Kiyoshi Koinuma, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka shtuar se bashkëpunimi në mes të komunës së Drenasit dhe shtetit të Japonisë nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.

Ai ka thënë se plani i Qeverisë japoneze është që të ndihmohet Kosova për një zhvillim të qëndrueshëm.

Pas takimit, kryetari Lladrovci dhe delegacioni Japonez kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas dhe sallën ku është vendosur aparati i Mamografit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se të…