Lagjja “Dardania” bëhet me këndin e ri të lodrave

20 nëntor 2019 | 12:07

Fëmijët e lagjes “Dardania” në kryeqytet tani e tutje do ta kenë këndin e ri të lodrave.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ky është investimi i domosdoshëm që të kemi shoqëri të shëndoshë në të ardhmen.

“Më shumë lojë, argëtim e socializim për fëmijët që të ndjehen pjesë e komunitetit qysh në fëmijëri. Ky është investimi i domosdoshëm që të kemi shoqëri të shëndoshë në të ardhmen. Fëmijët e lagjes ‘Dardania’ tashmë e kanë këndin e ri të lodrave plot ngjyra”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Fotografia e Shpend Ahmeti

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dashur miq, Pas publikimit të raporteve të ekspertizës zvicerane…