Lagjja ”Kalabria” në Prishtinë për disa orë pa ujë të pijshëm

06 gusht 2019 | 10:54

Prishtinë –Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e lagjes” Kalabria” në Prishtinë se, do të kenë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme deri në orën 16:00.

Arsyeja e mungesës së ujit është pëlcitja e tubit me diametër fi 200 mm PVC, në orët e mëngjesit të ditës së sotme.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin.

Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, duke…