Lagjja “Nuhaj” e Ferizajt në zi pas vdekjes së tre anëtarëve të familjes në Gjermani

07 gusht 2026 | 09:22

Lagjja “Nuhaj” është zhytur në pikëllim pas tragjedisë që i mori jetën tre anëtarëve të së njëjtës familje, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor. Lajmi i kobshëm ka prekur thellë banorët e lagjes, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e viktimave. Përmes një mesazhi prekës, një bashkëfshatar tha se kjo humbje ka lënë një plagë të rëndë në zemrat e të gjithë komunitetit.

“Lagjja jonë ‘Nuhaj’ është mbuluar nga dhimbja. Humbja tragjike e tre anëtarëve të një familjeje në një aksident ka lënë zemrat tona të thyera. Nuk ka fjalë që e lehtësojnë këtë dhimbje”, thuhet në postimin e tij.

Në fund të mesazhit janë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerëve, me lutjen që zoti t’i mëshirojë viktimat dhe t’u japë forcë familjarëve për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një…