Lajçak dhe këshilltari i kancelarit Scholz flasin për hapat e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi

29 shtator 21:24

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë së enjtes është takuar me Jens Plötner, kryekëshilltar diplomatik i kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Në një shkrim në “Twitter”, Lajçak tha se gjatë takimit në Berlin me Plotner është diskutuar për vizitën e fundit të tyre në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën.

Po ashtu është folur për hapat e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi, si proces për normalizimin e mardhënieve mes dyja shteteve.

“Një takim shumë i mirë me Jens Plötner, kryekëshilltar diplomatik i kancelarit Scholz, në Berlin. Ne folëm për vizitën tonë të fundit në Ballkanin Perëndimor, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit. Faleminderit Gjermanisë për mbështetjen e fortë në punën time”, ka shkruar Lajçak.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e pyetur në emisionin Rubikon…