Lajçak jep detaje nga takimi që pati me Osmanin

23 shtator 2022 | 10:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York, ku në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara është takuar edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

I dërguari i BE-së në një postim në “Twitter” shkruan se me presidenten Osmani ka vazhduar diskutimin se si të dërgohet para procesi i dialogut në normalizimin e raporteve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete.

“Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, ka shkruar Lajçak.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet…