Lajçak: Nuk kam biseduar me Kurtin për hapjen e arkivave të Kosovës
16 shtator 2021
| 07:37
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se nuk ka biseduar për hapjen e arkivave të Kosovës.
Lajçak ka theksuar se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.#
Lajçak ka arritur të mërkurën në Kosovë.



