Lajçaku i takon ndaras Kurtin dhe Vuçiqin para takimit ballë për ballë

19 korrik 2021 | 13:57

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka takuar  veçmas kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Siç ka thënë Lajçaku, takimet janë mbajtur si pjesë e përgatitjeve për takimin brenda dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili është planifikuar të nis rreth orës 15:30.

“Këtë mëngjes, kam mbajtur takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për t’u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të Dialogut këtë pasdite”, ka shkruar Lajçaku në llogarinë e vet në “Twitter”.

Kurti pritet të takohet edhe me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell përpara se ta takojë Vuçiqin, i cili gjithashtu paraprakisht do të takohet me Borrellin.

Ky do të jetë takimi i dytë në mes të Kurtit dhe Vuçiqit. Takimi i parë ndërmjet tyre është zhvilluar më 15 qershor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga fanellat e realizuara për Zinedine Zidane për finalen…