Lajçaku, Kurtit: Kosova duhet të flasë me një zë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja

17 qershor 2020 | 13:22

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pas takimit me Kurtin, Lajçaku ka thënë se Kosova duhet të flas me një zë në dialogun me Serbinë.

“Fillova ditën e dytë në Kosovë me një diskutim shumë të mirë dhe frytdhënës me udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Theksova nevojën që Kosova të flasë me një zë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Çfarëdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për njerëzit e saj”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot tryezën e…