Lajçaku mirëpret heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë

06 qershor 2020 | 12:08

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Lajçak ka thënë se ky vendim tregon përkushtimin e Kosovës që të rikthehet në dialog.

“Mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për të hequr masat e reciprocitetit. Heqja e shpejt e pengesave për rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, tregon përkushtimin e qartë të Kosovës që të rikthehet në tavolinën e bisedimeve, pa vonesa”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e vet në “Twitter”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas vendimit…