Lajçaku për dinarin: Takimi i ardhshëm në Bruksel është në mes të Bislimit dhe Petkoviqit

05 mars 2024 | 12:25

Ka përfunduar takimi në mes të emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministrit e kryenegociatorit Besnik Bislimi. Diplomati evropian ka konfirmuar se pjesë e diskutimeve, ka qenë edhe çështja e dinarit.

Fillimisht, ai para mediave ka thënë se kanë folur edhe për marrëveshjen për normalizim. Megjithatë, ai ka thënë se është diskutuar edhe për çështjen e dinarit, ku sipas rregullores së re të BQK-së, ndalohen pagesat me këtë valutë.

“Diskutuam edhe për çështjen e pagesave, dhe që është pjesë relevante e procesit të dialogut. Diskutuam edhe për këtë çështje në takim, ashtu siç kemi biseduar në Bruksel, takim që ishte konstruktiv, kemi pasur disa pyetje, ka pasur çështje që kanë tejkaluar kompetencat e delegacioneve në Bruksel. Gjatë kësaj vizite, kjo është pjesë ë takimeve të rregullta që kam edhe me shefat e delegacioneve të dy vendeve”, ka thënë Lajçaku, duke shtuar se se qytetarët nuk duhet të ndikohen nga ky vendim.

“Do të thosha kështu, duhet analizuar disa përgjigje në lidhje me këtë çështje, por ky është një proces dhe duhet të jemi të sigurt që në fund, qytetarët, njerëzit të mos ndikohen negativisht nga një vendim i tillë, pra bëhet fjalë për rregulloren e BQK-së për valutën”, ka thënë emisari evropian.

Më tutje, Lajçaku ka përmendur që në takimin e kaluar Kosova dhe Serbia kanë pasur mundësitë kë të dërgojnë në takimin ku është folur rreth dinarit, megjithatë, ai është shprehur se takimet e ardhshme janë në nivel kryenegociatorësh.

“Lidhur me këtë takim, i kam lërë të hapur mundësitë për të dy palët që ta prezantojnë çështjen për të diskutuar, i kam lënë delegaiconet që të vijnë dhe të diskutojnë, për mua kjo nuk është problem. Kosova ka dërguar guvernatorin e BQK-së, Serbia kryenegociatorin e procesit. Ua kam lënë vet të vendosin kë ta dërgojnë në Bruksel për të diskutuar, por takimet e ardhshme janë në kuadër të nivelit të kryenegociatorëve dhe ky është hapi i radhës”, ka thënë Lajçaku.

Në fund, emisari evropian ka thënë se kanë diskutuar për një listë gjërash, ku  ka kërkuar që të zbatohet marrëveshja. Sipas madje, tani pyetja e vetme është se kur do të ndodhë zbatimi i pikave të marrëveshjes.

“Pyetja e vetme është se kur do të ndodhë zbatimi i këtyre pikave të marrëveshjes, kemi shpenzuar shumë kohë për të ndërmarrë hapat dhe ka një frikë në të dy palët se çfarë do tëbëjë unë, çfarë do të bëjë pala tjetër. Këto çështje, shumë thjesht mund të zgjidhen”, ka thënë Lajçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kimi, djali që bëri bujë me paraqitjen e tij në…