Lajçaku ripërsërit kërkesat që ia bëri mbrëmë Kurtit

06 qershor 2023 | 09:37

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka ripërsëritur tri kërkesat që ia ka bërë mbrëmë kryeministrit Albin Kurti.

Në llogarinë e tij në “Twitter , ai ka bërë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim”, ka shkruar Lajçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një traget dhe pesë varka të ndërtuara në mënyrë artizanale …