Lajçaku shpalos qëndrimin e BE-së për ‘Ballkanin e hapur’

30 maj 2022 | 13:06

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin që është edhe lehtësues për bisedimet Kosovë -Serbi, Miroslav Lajçak, në një konferencë për media para Samitit për Demokraci në Evropën Juglindore (SEE DEM), që po mbahet në Mal të Zi,  ka thënë se lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka dhe ka sjellë pasoja me të cilat duhet të përballen të gjithë.

“Rajoni nuk është i vetëm. BE-ja është me ju dhe ju ndihmon për të kapërcyer pasojat e luftës, qoftë në lidhje me ekonominë apo ndikimin social. Ne kemi një plan se si të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Lajçaku.

Ai ka thënë se lufta në Ukrainë, edhe pse tragjike, e ka rikthyer procesin e zgjerimit në agjendën politike.

“Zgjerimi bazohet në vlera të përbashkëta dhe është e rëndësishme që vendet e rajonit të demonstrojnë këto vlera të përbashkëta. Rajoni nuk mund të presë, kjo është e qartë për ne”,  ka thënë Lajçaku.

I pyetur për të komentuar nismën e “Ballkanit të hapur”, ai ka thënë se BE-ja mbështet çdo iniciativë që është gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në normat dhe vlerat evropiane.

“Procesi i formimit të një tregu të përbashkët rajonal duhet të përshpejtohet. Sigurisht që ne duam që edhe iniciativat ekzistuese të funksionojnë”, ka thënë Lajçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boston Celtics është shpallur kampion në Konferencën e Lindjes, duke…