Lajçaku takohet me Haradinajn
16 shtator 2021
| 13:09
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Lajçaku është duke qëndruar në Kosovë për një vizitë treditore.
Të mërkurën është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ku pas takimit Lajçaku ka thënë se kanë biseduar për takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se nuk kanë biseduar përhapjen e arkivave të UÇK-së.
Të enjten, Lajçaku është takuar me kryekuvendarin Glauk Konjufca. Ndërsa, pastaj krerët e subjekteve politike.



