Lajçaku takohet me Isa Mustafën

02 mars 2021 | 11:09

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është duke vazhduar takimet me liderët e partive politike në Kosovë.

Ai sot është takuar me kryetarin në dorëheqje të LDK-së, Isa Mustafa.

Lajçaku ka nisur ditën e takimeve sot me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ndërsa ka vazhduar takimet me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti dhe kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Mbrëmë, menjëherë pas mbërritjes në Kosovë, Lajçaku ka shkuar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje ku është takuar me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës,…