Lajçaku takohet me Vuçiqin, diskutojnë për targat

30 qershor 2022 | 14:44

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është takuar në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajçaku, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka thënë se në takim është diskutuar për dialogun në mes të dy vendeve dhe për hapat e mëtejshëm.

Po ashtu, Lajçaku, ka njoftuar se në takim është diskutuar edhe për targat, duke theksuar nevojën për gjetjen e zgjidhjeve përmes negociatave.

“Mbrëmë pata një bisedë të gjatë me Vuçiqin për gjendjen e dialogut dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm, si dhe situatën me targat. Theksova rëndësinë e gjetjes së zgjidhjeve përmes negociatave”, ka shkruar Lajçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas disa grumbullimeve, Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve, të…