Lajçaku tregon se çfarë bisedoi me Vuçiqin

29 janar 2024 | 16:48

Emisari special i Bashkimit Evropian (BE) në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar  për një vizitë zyrtare në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Pas takimit me Vuçiqin, ai ka thënë se ka biseduar rreth normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Lajçaku ka theksuar së bashku me Vuçiqin kanë bërë edhe një bilanc mbi situatën aktuale në dialog.

“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Lajçaku.

Miroslav Lajçak, nesër (e martë)  do të vjen në Kosovë ku do të takohet me krerët shtetërorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bujqit francezë e kanë rrethuar të hënën Parisin duke i…