Lajçaku zhvillon një bisedë telefonike me Kurtin

18 maj 2020 | 16:58

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ai lajmin e ka bërë publik në llogarinë e vet në “Twitter”, ku ka treguar për temat që ka diskutuar me Kurtin.

“Një bisedë shumë e mirë telefonike me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Temat e diskutuara: progresi i bërë në parandalimin e përhapjes së Covid-19, situata aktuale politike dhe zhvillimet e mundshme, pritjet për rifillimin e dialogut me perspektivën evropiane dhe nevoja për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Lajçak.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët e Kosovës janë bërë ‘pre’ e shumë skuadrave të…