​Lajm fantastik për tifozët e Malishevës, biletat pa pagesë

05 prill 2024 | 15:19

Nga tani e deri në fund të sezonit tifozët e klubit të futbollit Malisheva mund t’i përcjellin ndeshjet e Superligës pa paguar biletë. Ky është lajmi që klubi e ka dhënë sot duke i gëzuar tej mase tifozët e tyre.

“Dy mbështetësit e zellshëm të klubit tonë Afrim Bytyqi dhe Kastriot Krasniqi mbulojnë shpenzimet e biletave për të gjithë tifozët deri në përfundim të këtij sezoni”, thuhet në njoftimin e Malishevës. Më 6 prill, Malisheva  do të përballet me Dukagjinin në një ndeshje emocionuese nga ora 15:00. Ndryshe, Malisheva po kalon një sezon tejet pozitiv sa i përket rezultateve dhe po synojnë daljen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i një ishulli italian po përpiqet të zgjidhë një…