Lajm i mirë për Napolin, Rrahmani rikthehet për ndeshjen ndaj Bragës

19 shtator 2023 | 14:58

Kampionia e Italisë, Napoli të mërkurën e fillon aventurën në Ligën e Kampionëve, ku në “Estadio Municipal de Braga” do të përballen me vendasit e Bragas, në përballje që pritet të jetë spektakolare.

Një ditë përpara kësaj sfide ka ardhur dhe një lajm i mirë për teknikun, Rudi Garcia, i cili ndryshe nga sfida e fundjavës, ku arriti të siguronte barazimin 2-2 ndaj Genoas, kësaj radhe në fushën e blertë do të ketë dhe kapitenin e “dardanëve” të Kosovës, Amir Rrahmani.

Ky i fundit nuk ishte në skuadër në sfidën e së shtunës dhe mungesa e tij shkaktoi jo pak probleme në mbrojtjen e “bluve”, të cilët pësuan dy gola nga një ekip i sapo inkuadruar në elitën e Italisë, nga Serie B.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Drenasit ka njoftuar për zgjatjen e afatit për…