Lajm i mirë, testi i boksierëve del negativ

02 prill 2020 | 21:00

Boksierët e Kosovës që ishin të izoluar për 15 ditë, janë testuar të enjten për koronavirus.

Rezultati i testit të tyre ka dalë negativ. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Besim Brahimi.

Katër boksierë, dy trajnerë dhe një drejtues i federatës po qëndrojnë në karantinë për 15 ditë. Ata kanë marrë pjesë në një turne kualifikues evropian që u mbajt në Londër. Gjashtë pjesëmarrës në atë turne janë prekur nga koronavirusi, tre në Turqi e tre në Kroaci.

Për këtë edhe boksierët kosovarë kanë insistuar që të testohen për koronavirus. Rezultati i testeve doli negativ. Së shpejti boksierët pritet të kthehen në shtëpitë e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës i është bashkuar aktivitetit global për shënimin…