Lajmi i fundit: 26 të vdekur dhe 1 383 raste të reja me Covid në Kosovë

31 gusht 2021 | 15:03

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 26 persona me Covid.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur edhe 1 383 raste të reja me Covid19.

“Nga 11 472 testime, 1 383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115 657. Në total numri i rasteve aktive është 26 886”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Komunës së Kaçanikut ka mbajtur të martën mbledhjen…