Lajmi i fundit: Aksion kundër kazinove në Karaçevë

15 dhjetor 2021 | 10:15

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit është duke zhvilluar një aksion në Karaçevë, raporton “Express”.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

“Express” merr vesh se aksioni po zhvillohet kundër kazinove.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur…