Lakersat buzëqeshin në shtesë, Milwaukee nuk ka të ndalur

03 nëntor 2022 | 12:44

Fitorja e dytë radhazi për Lakersat, që këtë herë mposhtën me rezultat 120-117 New Orleans, fitore që erdhi pas kohës shtesë. Një ndeshje që dukej se po shkonte në favor të miqve, por një tripikësh në sekondën e fundit të kohës së rregullt nga Ryan çoi ndeshjen në shtesë.

Më pas, Lakersat morën kontrollin e fituan (Walker me 28 pikë shënuesi më i mirë). Vazhdon të mos njohë humbje skuadra e Milwaukee, që mundi me rezultat 116-91 Detroitin, në një ndeshje pa shumë histori.

Suksesi i shtatë në kampionat për Bucks mban firmën e të zakonshmit Antetokounmpo, autor i 32 pikëve e 12 rebound. Fiton edhe Chicago, që falë një loje të mirë kolektive (6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë) mposhti me rezultat 106-88

Charlotte. Jashtë fushe fiton ekipi i Clippersave, që mundi Houstonin (109-101), ndeshje ku u dallua Paul George me 28 pikë. fitore pas kohës shtesë korri edhe Clevelandin, që mposhti me rezultat 114-113 Bostonin. Për Cavaliers, të gjithë titullarët realizuan mbi 14 pikë (Garland me 29 më i miri. Mirë u paraqit edhe Dallasi, që mposhti me rezultat 103-100 Utah Jazz, sfidë ku Donqiq realizoi 33 pikë e 11 asistim.

Rezultatet

Philadelphia – Washington    111-121
Cleveland – Boston                  114-113
Miami – Sacramento                110-107
New York – Atlanta                  99-112
Chicago – Charlotte                 106-88
Houston – Clippers                  101-109
Milwaukee – Detroit                116-91
San Antonio – Toronto            100-143
Dallas – Utah Jazz                    103-100
Portland – Memphis                106-111
Lakers – New Orleans              120-117

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të mërkurën se…