Lakersat dhe Jamesi nuk shohin dritë

07 mars 2019 | 14:18

Los Angeles Lakers dhe LeBron James nuk kanë çfarë bëjnë përballë makinerisë Denver Nuggets, që iu gëzua fitores me rezultatin 99-115. “Mbreti”, pavarësisht 31 pikëve të shënuara, nuk ia doli dot ta çonte drejt suksesit skuadrën e tij. Kështu Lakers e shohin veten edhe më larg fazës së “play-off”-it.

San Antonio Spurs ka bërë detyrën kundër Atlanta Hawks, teksa ka triumfuar me rezultatin 104-111. LaMarcus Aldridge ishte lideri i skuadrës së tij me 32 pikë të realizuara. Chicago Bulls ka befasuar Philadelphia 76ers, pasi e mundi 108-107. Zach LaVine ishte i papërmbajtshëm me 39 pikët e realizuara.

Detroit Pistons ka marrë një fitore me vlera kundër Minnesota Timberwolves. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin 131-114. Andre Drummond ishte në formë, pasi shënoi 31 pikë dhe rikuperoi 15 topa. Gjithashtu edhe asistoi 3 herë. Paraqitje e mirë edhe nga Luke Kennard, autor i 21 pikëve. Boston Celtics nuk e ka ndalur marshimin dhe këtë herë ka likuiduar 109-111 Sacramento Kings dhe ka marrë fitoren e 40-të sezonale. Fitore edhe për Utah Jazz, që kaloi me sukses New Orleans Pelicans, në një përballje që përfundoi 104-114.

Rezultatet

Charlotte H.-Miami H.                      84-91
Washington W.-Dallas M.                132-123
Detroit P.-Minnesota T.                    131-114
Brooklyn N.-Cleveland C.                 113-107
Atlanta H.-San Antonio S.                104-111
Chicago B.-Philadelphia 76ers         108-107
New Orleans P.-Utah Jazz                104-114
Phoenix Suns-New York K.               107-96
Sacramento K.-Boston Celtics          109-111
LA Lakers-Denver N.                          99-115

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin e…