Lakersat e pësojnë humbjen e pestë radhazi

29 tetor 2022 | 09:05

Liga më e fort në botë, NBA ka dhuruar 11 ndeshje të çmendura në kuadër të xhiros së gjashtë.

Los Angeles Lakers kurrsesi të gjejnë rrugën e fitores, pasi kanë pësuar edhe humbjen e pestë radhazi, tani ndaj Mennesota Timberwolves, me rezultat 102-111.

Paraqitja fantastike e Lebron Jamesit, me 28 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime, nuk i mjaftoi Lakersave.

Derisa lideri aktual Portland Trail Blazers e regjistroi fitoren e pestë, ndaj Houston Rockets, me rezultat 125-111.

Më i dalluari në fitoren e Blazers, ishte Anfernee Simons, me 30 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime.

Në përballjen tjetër Phoenix Suns triumfoi ndaj New Orleans Pelicans, me rezultat 124-111.

Denver Nuggets e mposhti Utah Jazz, me rezultat 117-101.

Ndeshja mes Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers shkoi në vazhdime, teksa aty triumfoi Cavaliers.

San Antonio Spurs shënoi fitore të ngushtë ndaj Chicago Bulls, me rezultat 129-124.

Në ballafaqimin tjetër, Milwaukee Bucks triumfuan ndaj New York Knicks, me rezultat 119-108.

Washington Wizards pësuan humbje nga Indiana Pacers, me rezultat 117-127.

Philadelphia 76ers shënoi tjetër fitore ndaj Toronto Raptors, me rezultat 112-90.

Atlanta Hawks e gjeti fitoren e katërt nga pesë ndeshjet, këtë herë ndaj Detroit Pistons, duke i mposhtur me rezultat 136-112.

Ndërsa një ndeshje të bukur dhuroi edhe përballja e Orlando Magic me Charlotte Hornets, me të parët që fituan me rezultat 113-93.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në QMF-në e fshatit Gllarevë të Klinës janë vjedhur disa…