Lakersat fitojnë duelin me Brooklynin

26 janar 2022 | 13:14

Ekipi i Lakersave fitoi sot ndeshjen e madhe të NBA-së ndaj Brooklynit me rezultatin 106-96.

Fitore e rëndësishme kjo për kalifornianët ndaj një skuadre rivale, por lajmi më i mirë është rikthimi në fushë i Davis (8 pikë në 25 minuta).

Më i miri për Lakersat ishte James me 33 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët, 12 rebound e 11 asistim të Harden për Nets. Pa probleme fiton ekipi i Golden State, që mposhti me rezultat 130-92 Dallasin, sfidë ku 7 lojtarë të Warriors realizuan mbi 10 pikë (Kuminga 22 pikë më i miri).

Fitore në sekondat e fundit arriti Clippers, që mundi 116-115 Washington, me dyshen Coffey-Kennard protagonistë, që së bashku realizuan 54 pikë.

Rezultatet

Detroit – Denver                         105-110
Philadelphia – New Orleans     117-107
Toronto – Charlotte                    125-113
Washington – Clippers              115-116
Boston – Sacramento                 128-75
Brooklyn – Lakers                      96-106
Houston – San Antonio            104-134
Golden State – Dallas                130-92
Portland – Minnesota               107-109

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser…