Lakersat ‘fluturojnë’ me LeBron-Davies, Toronto bie ndaj Pihladelphias

09 dhjetor 2019 | 13:26

Los Angeles Lakers ka marrë një fitore spektakolare me rezultatin 142-125 përballë Minnesota Timberwolves, duke konfirmuar kështu një sezon tejet pozitiv me 21 fitore në 24 ndeshjet e para.

Të udhëhequr nga dyshja Anthony Davies dhe LeBron James, Lakers nuk diskutuan për asnjë moment fitoren, pasi ishin tërë kohës në avantazh dhe humbën vetëm fraksionin e tretë me një pikë diferencë.

Anthoni Davies u shpall më i miri i ndeshjes me 50 pikë, 7 rikuperime dhe 6 asiste, ndërsa edhe LeBron James shënoi 32 pikë, rikuperoi 4 topa dhe dha 13 asiste, duke kompletuar një paraqitje fantastike.

Edhe skuadra tjetër e Los Angeles, Clippers vazhdon të bëjë paraqitje mbresëlënëse, pasi mori fitoren e 17 sezonale në transfertën e “Capital One Arena” përballë Washington Wizards, me rezultatin 119-135, raporton “SS”.

Kawhi Leonard ishte protagonist për Clippers me 34 pikë të shënuara, 11 topa të rikuperuar dhe 5 asistime, ndërsa skuadra nga Los Angeles dominoi 3 nga 4 fraksionet e lojës, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Ka zhgënjyer ndërkohë Dallas Maverick, që është mposhtur në shtëpi me rezultatin e ngushtë 106-110 nga ana e Sacramento Kings. Këta të fundit dominuan bindshëm gjysmën e parë të ndeshjes dhe ndonëse vendasit u zgjuan në pjesën e dytë, nuk arritën të përmbysin rezultatin, pasi edhe Doncic e Hardaway nuk u ngjitën në lartësinë e zakonshme.

Sfidë spektakolare u zhvillua edhe në “Airlines Arena” të Miamit, ku Heat mposhti Chicago Bulls me rezultatin 110-105 vetëm pas kohës shtesë, pasi 4 fraksionet e kohës së rregullt përfunduan në barazim 97-97. Në takimet e tjera, Philadelphia 76ers triumfoi me rezultatin 110-104 ndaj kampionëve në fuqi të Toronto Raptors, ndërsa Ocklahoma City Thunder mposhti Portland Trail Blazers me rezultatin 108-96.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barack dhe Michelle Obama kanë blerë një shtëpi luksoze në…