Lakersat kampionë në Perëndim

27 shtator 2020 | 13:22

Skuadra e Los Anxhelos Lakers është shpallur kampione në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 117-107 ndaj Denverin në finalen e pestë të “play-off”-it. Lakersat fituan 4-1 serinë e ndeshjeve, duke u kualifikuar për në “the finals” dhe siguruan të drejtën të duelojnë për titullin kampion në NBA.

Lakersat rikthehen në finalet e NBA-së 10 vjet nga hera e fundit, kur skuadra asokohe drejtohej në fushë nga Kobe Bryant.

Këtë herë është LeBron James ai që udhëheq skuadrën drejt titullit, duke qenë lideri i skuadrës. Këtë gjë ai e vërtetoi edhe sot, duke realizuar një “triple double” ndaj Denveri, 38 pikë, 16 rebound e 10 asistime, më i miri në fushë, mbështetur edhe nga Anthony Davis me 27 pikë. Ndërkohë që, 30 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.

Për Denverin, Jokiq dhe Grant realizuan nga 20 pikë secili, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Kualifikimi deri në finalet e Perëndimit mbetet një sukses për Nuggets, që largohen kokëlartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në verën e vitit 2015, dega e britanike e Barclays…