Lakersat në sekondat e fundit e mposhtën Atlantën

12 nëntor 2018 | 12:43

Fitorja e shtatë sezonale për Lakers, që mundën në sekondat e fundit Atlantën me rezultatin 107-106, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund.

Një zhytje e LeBron 15 sekonda nga fundi i dha fitoren ekipit kalifornian, me “king James” që realizoi 26 pikë, ndërsa për miqtë nuk mjaftuan 23 pikët e Prince dhe 21 të Bazemore për të evituar humbjen. Vendimtar edhe Chandler, që bëri një stopim fantastik sekondën e fundit. Humbet Bostoni, që u mund 100-94 nga Portlandi, ndeshje e dominuar nga vendasit, që në fund rrezikuan shumë. Lillard me 19 pikë e 12 asistime ishte lider për Portland, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Tatum për Celtics. Skuadra e Houstonit mundi 115-103 Indianan, sfidë e dominuar nga basketbollistët teksanë, që korrën suksesin e pestë sezonal.

Më i miri në fushë ishte Harden me 40 pikë, mbështetur edhe nga Paul me 26. Vijon sezoni i mirë i Milwaukee, që mundi 121-114 Denverin, duke siguruar fitoren e 10-të në kampionat. Të pestë titullarët e Bucks realizuan mbi 10 pikë, madje 4 prej tyre arritën kuotën e 20 pikëve (Lopez 28). Ekipi i Charlotte, fal 24 pikëve të Walker dhe Parker, mundi 113-103 Detroit jashtë fushe, ndërsa Orlando triumfoi 115-89 ndaj New York, falë 17 pikëve të Knox. /Telesport/

Rezultatet

Detroit – Charlotte          103-113
Houston – Indiana          115-103
New York – Orlando       89-115
Denver – Milwaukee       114-121
Portland – Boston           100-94
Lakers – Atlanta               107-106

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim…