Lakersat një fitore larg finales

11 shtator 2020 | 13:07

Los Angeles Lakers ka treguar të gjithë forcën e saj edhe në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të Perëndimit ndaj Houston Rockets dhe tashmë kryeson bindshëm serinë e përballjeve mes tyre 3-1 me ndeshje. Në “AdventHealth Arena” të Orlandos, Lakersat ishin superiorë ndaj Rockets në çdo aspekt duke e dominuar ndeshjen

Diferencën e bënë dy periodat e para të lojës, me kalifornianët që në fundin e pjesës së parë e panë veten në avantazhin e 16 pikëve, duke administruar më pas takimin për të triumfuar me shifrat 110-100, raporton “SS”.

Anthony Davis edhe në këtë sfidë i bëri siç duhet detyrat që i kishte ngarkuar trajneri Frank Vogel ashtu siç ka bërë në pjesën më të madhe të ndeshjeve të këtij sezoni. 29 pikë 12 rebound dhe 5 asistime koleksionoi në total ish-lojtari i Pelicans me Davis që ishte më i miri mbi parket për Lakersat. Iu afrua shumë triple-double ndërkohë LeBron James që koleksionoi në total 16 pikë 15 topa të rikuperuar poshtë tabelës dhe 9 asistime.

Në krahun tjetër Rusell Westbrook realizoi 25 pikë për skuadrën teksane, Harden shtoi 21 të tjera ndërsa Eric Gordon realizoi 19 pikë të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e tretë në katër takime ndaj Lakersave në “play-off” për Houstonin. Tashmë kalifornianët janë vetëm një fitore larg kualifikimit në finalen e Perëndimit që sipas të gjitha gjasave do të jetë një derbi kalifornian mes Lakers dhe Clippers ashtu siç parashikohej në fillim të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…