Lakersat pësojnë humbje nga Brooklyni

31 janar 2023 | 13:36

Fitorja e dytë radhazi për Brooklynin që synon të kapë majat në Lindje. Ekipi i Nets mposhti me rezultat 121-104 rivalët e Lakersave, që luajtën pa LeBron e Davis.

Për Brooklynin u dallua Irving me 26 pikë. Befason Orlandon, që falë 29 pikëve të Banchero mundi me rezultat 119-109 Philadelphian jashtë fushe (Embiid 30 pikë e 11 rebound). Fiton edhe ekipi kampion i Golden State, që mundi me rezultat 128-120 Oklahoman. Stephen Curry lider në fushë për Warriors, autor i 38 pikëve e 12 asistim, mbështetur nga Klay Thompson me 28 pikë. Pas kohës shtesë fiton Sacramenton (Fox 32 pikë), që mundi me rezultat 118-111 Minnesota (Edwards 33 pikë). Ndeshje magjike e Luka Donqiq, që realizoi 53 pikë në fitoren e Dallas, 111-105 ndaj Detroitit.

Triumfon edhe Phoenixi, që mundi me rezultat 114-106 kanadezët e Torontos, me Bridges protagonist, autor i 29 pikëve. Ndërsa Washington fitoi me rezultat 127-106 ndaj San Antonios, ndeshje ku diferencën në fushë Avdija me 25 pikë.

Rezultatet

Philadelphia – Orlando                    109-119
Brooklyn – Lakers                             121-104
Minnesota – Sacramento                 111-118
Oklahoma – Golden State                120-128
San Antonio – Washington             106-127
Dallas – Detroit                                  111-105
Phoenix – Toronto                             114-106
Portland – Atlanta                             129-125

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltarja në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete në qeverinë Kurti,…