Lakorja e COVID-19, 387 pacientë janë aktivë me virus në Kosovë

28 prill 2020 | 19:03

Lakorja përcjell numrin e rasteve aktive me koronavirus në Kosovë nga 13 marsi deri më sot.

Kosova shënoi rastin e parë me koronavirus më 13 mars kurse zyrtarisht deri sot numëron 780 raste me koronavirus, prej të cilave 22 kanë përfunduar me vdekje.

Po ashtu, Kosova numëron 201 raste të shëruara nga COVID-19. Në lakoren e realizuar nga Lajmi.net shihet lëvizja e rasteve aktive nga fillimi i shfaqjes së infeksionit të parë deri më sot.

Llogaritja është realizuar duke llogaritur rastet komulative aktive, vdekjet, rastet komulative të 15 ditëve të mëhershme dhe statistikat  tregon se lakorja në Kosovë ka filluar të shënojë rënie, duke nxjerrë numrin e rasteve të përafërta aktive në 387.

Në grafikë shihet se nga infeksioni i parë me COVID-19, numri më i madh i rasteve aktive në Kosovë ka qenë në dy raste, 441.

Në njoftimin e fundit nga Klinika Infektive raportohet se 50 pacientë janë aktualisht të hospitalizuar, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike. /Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muriqi ka njoftuar krerët e Fenerbahçes së dëshiron ta vazhdojë…